Ditën e sotme kancelaria Angela Merkel i ka dhënë dritën jeshile Federatës Gjermane, për rifillimin e kampionatit, por në masa të rrepta për të qenë sa më të sigurt nga Koronavirusi.
Merkel dhe pjesa tjetër e qeverisë kanë arritur një marrëveshje, që nisja e kampionatit të ndodhë në gjysmën e dytë të muajit maj. Tashmë ajo e ka lënë në dorë të Federatës për të përcaktuar një datë përfundimtare, e cila duhet të jetë pas mesit të muajit aktual.
Klubet, shoqata dhe Federata do tenë një mbledhje dhe do të vendoset një datë përfundimtare për rifillimin e Bundesligës, pasi tashmë e kanë dritën jeshile nga qeveria, dhe me shumë mundësi kampionati pritet të rinisë më 22 maj.