Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, reagon pas vendimit të Gjykatës së Apelit, e cila la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, duke rrëzuar akuzën për falsifikim ndaj Lulzim Bashës.

Balla shkruan në “Facebook” se vendimi i sotëm i Apelit nuk i ka dhënë pafajësi liderit të PD, por thjesht ka vonuar drejtësinë.

Reagimi i Ballës:

Koha kur në Shqipëri, drejtësinë e bënin gjyqtarë pa vetting ka mbaruar. Vendimi i sotëm i Gjykatës së Apelit Tiranë, nuk i ka dhënë pafajësi Lulezim Bashës, thjeshtë ka vonuar DREJTËSINË.

Dosja kriminale “Basha 675mijë dollarë” përmban dokumenta të publikuara në faqen zyrtare të Departamentit Amerikan të Drejtësisë (Akti i Rregjistrimit të Agjentëve të Huaj).

1. kontrata të firmosura nga Lulzim Basha me numër pashaporte diplomatike DB1159763
?dokumenti i parë (foto)

https://efile.fara.gov/docs/6414-Exhibit-AB-20170331-1.pdf

2. Shërbime të faturuara në emër të Partisë Demokratike në shumën totale 675.000 dollarë
?dokumenti i dytë (foto)
https://efile.fara.gov/…/6414-Supplemental-Statement-201711…

3. Është deklaruar zyrtarisht se kompania guackë Biniatta Trade do të kompensojë/do të paguajë Muzin për shërbimet e ofruara në emër të Partisë Demokratike.
?dokumenti i tretë (foto)
https://efile.fara.gov/docs/6414-Exhibit-AB-20171114-2.pdf

Fakti është që Lulzim Basha ka përfituar një shërbim me këto para. Për një shërbim të përfituar me fonde me burime të padeklaruara, a duhet hetuar?

Këto fakte do të paraqiten në një kallzim të ri në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në ditët në vijim.