Arbana Osmani, për të falënderuar mjekët, për kontributin e dhënë në luftën me Covid-19, ka gatuar për ta ëmbëlsira. Në mbrëmjen e kaluar, ajo u shpreh se kishte një surprizë të cilën kishte kohë që e mendonte. Sot zbuloi se ka gatuar 100 tiramisu, për mjekët në spitalin e Infektivit në QSUT. Jo vetëm Arbana por e gjitha familja e saj, ka ndihmuar për këtë gjest kundrejt bluzave të bardha.

 

“Kënaqësi e veçantë për mua të gatuaja 100 Tiramisu surprizë për ekipin mjekësor te Spitalit Infektiv në QSUT, dhe t’jua servirja sot në pushimin e drekës në oborr. Faleminderit pafund për sakrificën tuaj”, shkruan Arbana në Instagram.