Blogerja e njohur, Armina Mevlani, ka xhiruar një film të shkurtër duke përdorur veshjet dhe parfumin të firmës së njohur italiane. Duket se partnerja e Shkëlzen Berishës nuk është e interesuar më për modë.Së fundmi, pas karantinës, ajo i është dedikuar një tjetër pasioni të saj. .
“Një film i vogël, shijojeni”, shkruan Armina shumë e kënaqur për punën e bërë.Në video, ajo është e veshur me të zeza dhe ‘ngacmohet’ nga një djalë, ndërkohë që ngjarjet supozohet që të zhvillohen në jugun e Italisë disa dekada më parë, një skenë që të kujton aktoren Monica Bellucci në filmin “Malena”.Pak ditë më parë, Armina u përfol për një shtatzëni, nisur nga barku pak i dukshëm poshtë veshjes, lajm që ajo e përgënjeshtroi menjëherë.
Blogerja, e cila prej vitesh është në një lidhje të konsoliduar me Shkëlzen Berishën, ndau së fundi eksperiencën e saj me ndjekësit në lidhje me përdorimin e kontraceptivëve. Pas disa pyetjesh nga përdoruesit në “Instagram”, Armina rrëfeu se e ka përdorur një metodë të tillë për tri vite.Ajo ka paralajmëruar vajzat se nëse marrin një vendim të tillë, mund të përballen me efekte anësore. Armina ka rekomanduar të kryhen analizat e gjakut para nisjes së kontraceptivëve. Blogerja ka bërë me dije se ka hequr dorë nga kjo metodë prej thuajse një viti dhe se trupi nuk i ka reaguar aspak mirë.“Jo, i kam ndërprerë pilulat kontraceptive vitin e kaluar dhe fitova 6 kilogramë në momentin që i ndalova”.