Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në kuadër të sigurisë ushqimore ka kryer gjatë ditës së sotme 299 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin. Trupat inspektuese të AKU-së kanë vijuar gjatë ditës së sotme kontrollet për sigurinë ushqimore dhe monitorimet në kuadër të Taskforcës.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit shprehet se “në vijimësi janë dhënë këshillime dhe orientime për bizneset ushqimore që të respektohet me përpikëri protokolli i sigurisë kundër përhapjes së COVID-19″. Gjatë inspektimit janë vendosur 2 masa administrative për tregtim të produkteve plehëruese dhe PMB të palejuara për tregtim, si dhe është bërë bllokimi i tyre. “Janë bërë dy asgjësime prej 22,434 tonë produkte ushqimore të konstatuara të pasigurta për konsum human me kërkesë të vetë subjekteve. Bazuar Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë 24 mostra për monitorimin e qumështit, si dhe në perime për monitorim pesticidesh”, shprehet AKU. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit është i pranishëm çdo ditë në terren për të mbrojtur shëndetin e konsumatorit dhe garantuar sigurinë ushqimore.