Kryeministri Edi Rama ka folur në podkastin e tij ‘Flasim’ për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kinës, duke theksuar se raportet mes dy vendeve janë të mira.Në bashkëbisedimin me atashen e ambasadës së Kinës në Tiranë dhe 3 studentet kineze, Rama tha gjithashtu se Pekini ka bërë progres të jashtëzakonshëm gjatë viteve të fundit.Po ashtu kryeministri paralajmëroi se po përgatitet përkthimi në shqip i librit “The Neë China Playbook” i ekonomistes Keyu Jin, duke e cilësuar atë si një vepër që ndihmon në kuptimin e Kinës pa paragjykime dhe jashtë stereotipeve të krijuara në botën perëndimore. Po ashtu shefi i Qeverisë bëri të ditur se autorja pritet të ftohet në Shqipëri për prezantimin e librit.Për kryeministrin, me rëndësi është bashkëpunimi në fushën e turizmit, arsimit dhe kulturës mes dy vendeve, që sipas tij do të çonte në një afrim më të madh mes Kinës dhe Shqipërisë.“Marrëdhënia jonë me Kinën dikur ka qenë e afërt, shumë e afërt, pastaj gjërat ndryshuan. Dhe jemi shumë më larg sesa ç’mund të jetë Kina sot me shumë vende të tjera dhe këtu në rajon, për hir të së vërtetës. Por marrëdhënia është miqësore. Nga ana tjetër progresi i Kinës është i jashtëzakonshëm.Unë jam duke ndjekur një përkthim te një libri që më ka pëlqyer jashtëzakonisht shumë, një libër i shkruar nga një ekonomiste kineze që ka studiuar në SHBA dhe që jeton midis Kinës dhe Britanisë së Madhe. Është profesore në LSE dhe ka shkruar një libër që titullohet ‘The neë China playbook’. Nuk e di, po diskutoja me botuesin si ta përkthej në shqip playbook. Por mund të përkthehet ‘Manuali i ri i Kinës’.Siç thotë ajo, libri është shkruar për të ndihmuar njerëzit që ta shohin Kinën pa paragjykime dhe jashtë stereotipeve që janë krijuar në botën perëndimore. Unë do doja shumë të kishim më shumë turistë dhe një gjë tjetër që është e vlefshme, të mësojmë më shumë dije të akumuluara në Kinë në shumë drejtime”, tha mes të tjerash Rama.
Home Lajme Aktualitet Kryeministri Rama: Marrëdhëniet me Pekinin janë miqësore, do doja të kishim më...
Kryeministri Rama: Marrëdhëniet me Pekinin janë miqësore, do doja të kishim më shumë turistë nga Kina
Një natë ëndrrash për Mançinin, eliminoi Inzaghin në Ligën e Kampionëve dhe ndërkohë…u shpall...
Në raundin e të 16-tave të Kupës së Azisë, Al Sadd i Mancinit, eliminoi Al Hilal në penallti (gaboi Benzema) për të fituar derbin...
Kina sfidon bllokadën e SHBA-së, çisterna e naftës kalon Ngushticën e Hormuzit
Cisterna e naftës “Rich Starry”, në pronësi kineze dhe me flamur malavian, pothuajse ka përfunduar kalimin nëpër Ngushticën e Hormuzit pas bllokadës detare amerikane...
Panele diskutimi dhe personalitete të pranishëm/ Zhvillohet sot dita e dytë e Samitit të...
Dita e dytë e Samitit të IV të Diasporës mbahet sot në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Sipas agjendës së publikuar pak ditë më...
“Tito ka qenë kundër autonomisë së Kosovës, ai ka akuzuar Kardelin dhe Bakariqin, si...
Nga Milazim Krasniqi
Do të ishte simpatike dhe e dobishme që ata historianë, politologë e albanologë shqiptarë që e kanë glorifikuar figurën e Josif Broz...
Horoskopi për ditën e sotme, 14 prill 2026
Dashi
Shijoje shkëlqimin e të diturit se ke fuqinë për të arritur çdo gjë. Mos lejo askënd të të thotë të kundërtën. Vetëbesimi është 99%...
Temperaturat vijojnë të larta, kthjellime dhe vranësira në vend/ Parashikimi i motit, 14 prill...
Ditën e sotme (14 prill), moti do të ketë i paqëndrueshëm me kthjellime dhe vranësira në të gjithë vendin.
Temperaturat do të vijojnë të jenë...
Renditja e Superiores pas javës së 31/ Vllaznia zyrtarisht në ‘Final Four’, Elbasani në...
Bylis-Dinamo dhe Elbasani-Partizani ishin ndeshjet që mbyllën javën e 31 të Kategorisë Superiore dhe në përfundim të saj është dhënë tashmë një verdikt. Vllaznia...
Opsionet e Teheranit për t’iu përgjigjur bllokadës detare të Ngushticës së Hormuzit, çfarë nënkuptojnë...
Administrata e presidentit amerikan Donald Trump duket se po hyn në një fazë të re të përballjes me Iranin, duke zhvendosur strategjinë nga sulmet...
Humbja e Orbanit, është ajo që PD, nuk bën dot me Berishën
Nga Mero Baze/
Udhëheqësi historik i së djathtës hungareze, Victor Orban, u largua nga pushteti pas katër mandatesh, jo nga opozita ideologjike por nga kundërshtarët...
FATI YT/ Horoskopi 14 prill 2026
Dashi
Dite shume e paqëndrueshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do kërkoni te provoni përvoja te reja, por kur partneri...




















