Kryegjyshi Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj ka uruar të gjithë besimtarët mysliman me një falenderim për Zotin që ndihmoi që çdo kush t’ia dilte mbanë në këtë sprovë.

“Falenderojmë Zotin që arritëm kësaj dite.
Kryegjyshata ka dhënë urdhëresat e veta për këtë ditë, që të jenë të kujdesshëm.

Falendrojmë Zotin që në këtë ditë të agjërimit të jenë bujar.

Ka qenë një sprovë për familjet tona, ku në këto ditë jemi munduar që të përhapim mirësinë.

Mesazhi im është që besimtarët të jenë shembull për të përballuar vështirësitë e kësaj bote”, i shpreh Baba Mondi.