Një djalë i vogël i quajtur Theo i cili është shumë i apasionuar nga dinozaurët, dëshironte të kishte një model karnotauri, një dinosaur i veçantë që jetonte në Pentagonia 70 milion vjet më parë. Babai i tij Andre Bisson, ishte gjithë kohës në kërkim të këtij modeli për t’ja blerë të birit derisa pa reklamën e një parku argëtues për fëmijë që shiste disa statuja të përdorura, përfshirë edhe karnotaurin.

Andre e bleu atë përmes internetit pa e menduar dy herë dhe pa i kushtuar shumë vëmendje. Statuja kushtoi 1.200 paund dhe u dorëzua në shtëpi me një kamion të madh dhe u vendos në kopsht me një vinç. Ata nuk e kishin imagjinuar kurrë se kishte atë madhësi dhe të gjithë ngelën të shokuar.