Gareth Bale ka thënë se do të ishte i interesuar të luajë në Major League Soccer në Amerikë nëse largohet nga Real Madrid. 30 vjeçari ka humbur tashmë besimin e Zinedine Zidane dhe madje ishte shumë afër largimit për klubin kinez Jiangsu Suning para se të nisë sezoni. Edhe MLS është interesuar për Bale dhe duket se edhe uellsiani dëshiron të luajë atje, por jo para se t’i skadojë kontrata me Realin në vitin 2022, i cili deri atëherë do të fitojë afër 30 milionë euro neto. “Është një ligë që po rritet shumë dita ditës. Ka shumë lojtarë që duan të shkojnë atje tani. Kjo padyshim është diçka që do të më interesonte. Gjithashtu, mua më pëlqen të shkojë në Los Angeles në pushime. Sa herë shkoj, luaj golf atje”.
Edhe pse Bale ka folur me dashuri për MLS, qëllimi i tij, siç ka thënë për AS, është të përmbushë kontratën e tij me Real Madrid. Ajo i përfundon në vitin 2022. Sulmuesi dhe familja e tij janë shumë të lumtur me jetën e tyre në Spanjë. Klubi, megjithatë, dëshiron që ai të largohet, midis arsyeve të tjera për pagën e tij të lartë (14.5 milion euro) neto në sezon.