Në prag të festës së Bajramit, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë Lorenc Tosku ishin në qendrën të paketimit dhe shpërndarjes së pakove ushqimore në qytetin e Peqinit. Në fjalën e tij Balla tha se në prag të festës së Bajramit do të shpërndahen për familjet në nevojë mbi 500 pako ushqimore.
“Për çdo vit për festën Bajramit nuk ka munguar solidariteti me familjet në nevojë, por këtë vit situata është e jashtëzakonshme dhe mbështetja për më nevojtarët është e domosdoshme. Peqini për fat nuk ka patur persona të identifikuar me COVID-19 dhe populli i Peqinit i ka respektuar masat e mbrojtjes nga ky armik i padukshëm.
Pjesa e parë e operacionit humanitar në këtë bashki u krye me ndihmën e organizatave, bizneseve, kontributeve individuale, ndërsa do të vijojë puna edhe më tej për t’ju gjendur çdo familje në nevojë, por edhe çdo të moshuari të vetmuar me shërbimet që ka nevojë.