Të dhënat e Bankës së Shqipërisë bëjnë të ditur se, rreth 70% e kredisë së re të dhënë në muajin prill 2020, ishte në lekë. Vitet e fundit kreditimi i individëve po orientohet gjithnjë e më shumë drejt monedhës vendase, lekut.

Normat e ulëta të interesit të kredisë për individë si dhe politikat e ndjekura nga bankat për kreditimin e individëve në monedhën në të cilën kanë të ardhurat, janë faktorët kryesorë që po e mbështesin zhvendosjen e kredisë nga monedha euro drejt Lekut. Në fund të muajit prill stoku i kredisë në vend shënoi 578 miliardë lekë, ose 4.7 miliardë euro