Një marrëveshje e çuditshme mund të ndodhë ndërmjet Barcelonës dhe Juventusit. Sport shkruan se katalanasit dhe torinezët kanë gjetur marrëveshjen e përbashkët mes tyre për ta konkretizuar në merkaton e verës.
Kampionët e Italisë kanë pranuar të japin kartonin e Miralem Pjanic plus 25 milionë euro për Nelson Semedon. Drejtuesit italianë e duan me patjetër në skuadër futbollistin portugez, ndërsa Barcelonës i duket si bingo një marrëveshje e tillë.
Pjanic është një lojtar me shumë cilësi, ndërsa të marrin mbrapsht dhe 25 milionë euro për Semedon është marrëveshje me leverdi. Semedo nuk ka bindur kurrë te Barcelona, ai nuk ka fituar vendin e titullarit.