Sulmuesi argjentinas pritet të largohet nga Interi dhe atë e duan klubet e mëdha evropiane Gara për transferimin e Lautaro Martinezit sa vjen e ashpërsohet.Sulmuesi argjentinas pritet të largohet nga Interi gjatë verës që vjen. Intere im për 22 vjeçarin kanë shfaqur gjigantët evropianë, Barcelona, Juventusi dhe Manchester City.

E përditshmja spanjolle “Sport” shkruan se Barça është e gatshme të ofrojë futbollistë plus para për përfaqësuesin argjentinas. Interi e ka zbritur së fundmi çmimin për Lautaron në 90 milionë euro. Javë më parë spekulohej se interesim për futbollistin kishte shfaqur edhe Paris Saint-Germaini. Martinez është sot njëri prej sulmuesve më të rrezikshëm në futbollin evropian.