Philippe Coutinho është kthyer në çështje te skuadra e Barcelonës. Klubi katalanas duhet ta sistemojë në merkaton e verës, pasi Bayern Munchen nuk ka ndërmend ta blejnë. Gjermanët nuk duan të paguajnë 120 e as 100 milionë euro për brazilianin.Chelsea është e interesuar për shërbimet e Coutinhos, por nuk ka një kontratë zyrtare. Leicester u tërhoq nga gara, por së fundmi Newcastle është futur në një sulm surprizë. Klubi anglez pritet të nisë një projekt me sheikë dhe do të përforcohet shumë shkruan Daily Mail.

Newscastle është gati të paguajë deri në 100 milionë euro për kartonin e futbollistit. Një ofertë që do të pranohet me vrap nga skuadra katalanase, ndërsa dyshimi i vetëm mbetet dëshira e futbollistit brazilian. Ai mund të pranojë rikthimin në Premier League dhe një rrogë e majme do e bindte!