Filmat shqiptarë i kemi parë që kur kemi qenë të vegjël, dhe prej tyre kemi marrë shumë batuta që i përdorim edhe sot në jetën e përditshme.Edhe pse disa nga filmat janë të xhiruar në periudhën komuniste, sërish ia kanë dalë të jenë thumbuese dhe të mbeten në mendjen e shqiptarëve.Disa janë batuta që mund t’i përdorësh në tavolinë me miqtë, e disa të tjera mund të të nxjerrin nga një situatë e sikletshme.
Këto janë 20 nga batutat nga filmat shqiptarë që përdoren edhe në ditët e sotme. Nëse keni ndonjë tjetër, mund të na i thoni në komente.1 – Po ti me cilin sy e pe? Atë me xham apo atë pa xham? (Filmi: “Kapedani”)2- E rregullove traktorin? – Po, baba – Beji shurrën baçes tani (Filmi: Brazdat)3 – “Ëndrra janë, bëjnë vaki edhe nuk dalin.(8 persona plus)4 – ”Çe ke në terezi ti, i fut një tralala edhe… Po kjo tona, kjo tona që nuk hahet as me vaj e as me uthull. Krushqi me Jovan Bregun? Pupupu… Irenkë pse të djeg miza moj xhan? Po kur u bë dhe i biri i tetës, Sandër Mafishja, mos ngeltë djalë më këmbë. S’kisha bërë ndonjëherë nga këto anonimet. Sa ditë e bukur ishte dje! Po pra ka rënë shi gjithë ditën. Unë për vete dola shëtitje. Normal pa Tomin se e kishte zënë gripi. (Pallati 176)
5 – “Kujdestar surrat patate, mirë ja bëmë Zotërisë sate” (Lulëkuqe mbi mure)6 – “Shoku Kopi, shoku Kopi. Dua edhe akullore edhe çokollata. Cuk, po ti do më vdesësh mua!”(Dy herë mat)7 – “Bam Bam, dy herë! U pa jeta ime Bushi. ”(Dashuri me krisma)8 – “Duron Ollgë zeza duron. Shitën gomarin blenë biçikleta, e çoç u duket vetja. (Zonja nga qyteti)9 – “Bisht i qenit, bisht qeni do mbetet. “(Dora e ngrohtë)10 – “Gërmo Tare gërmo se aty kam groposur qenin e ngordhur ”(Përballimi)11 – “E Gjeta Vangjel! Gjino, rritu të kapësh fikun “(Përrallë nga e Kaluara”)12 – “Pulave u ka hije të kakarisin vetëm në kotec” (Kapedani)13 – “Njeriu gëlltit diku një lugë çorbë të prishur dhe e vjell tërë jetën.” (Ilegalet)
14 – “Maje, këtu të godas.” (Përparimtari)15 – Po me urën ç’patën?”(Kur zbardhi një ditë)16 – “Atë e di unë” (Njeriu me top)17 – “Alo, Alo Dede … a më dëgjon” (Filmi: Rrugë të bardha)18 – “Një për mamin, një për babin…” (Filmi: Kur xhirohej një film)19 – “Midhja … mbretëresha e qytetit tonë” Alo, familja e shokut Kopi? (Filmi: Dy herë mat)20 – “Po pse ashtu ngulet gozhda mor karafil?” (Filmi: Shoku yne Tili)21 – “Për ty Shanikooooooooo” (Filmi: Prita)22 – “Ky është flori e shkuar floririt, or Tunxh” (Filmi: Udha e shkronjave)23 – “Pa u tharë kjo plagë, dora tjetër do të marrë hak” (Filmi: Mësonjtorja”24 – “Pafshi në ëndërr gjellë pasanikësh” (Filmi: Lulëkuqet mbi mure)25 – “Spiunin e vrau Milua (Ilegalet).