Ish-kryeministri Sali Berisha i ka cilësuar trillime të kryeministrit Edi Rama aludimet për një dialog të mundshëm të këtij të fundit me presidentin Ilir Meta apo kryetarin e opozitës Lulzim Basha.“Personalisht këto i hap Edi Rama. Ai e bën për të mashtruar njerëzit e tij përreth. Një ditë i thotë që drekova me Metën dhe rashë dakord.Pastaj thotë fola çerek ore në telefon me Lulzim Bashën dhe rashë dakord. Kjo tregon panikun e tij dhe tregon pakënaqësi në të gjitha shtresat e popullsisë por masive dhe tek socialistët e vërtetë.
Këto i ndjen dhe e di që po rrëshqet toka nën kombë. COVID-19 nëse fizikisht do të mbrohet, politikisht do e thërrmojë”, u shpreh ai në emisionin “Kjo Javë”.Ish-kryeministri i tha publikisht Bashës të përgatitet për luftë globale kundër qeverisë, shumë herë më të ashpër se ajo e vitit të kaluar.
“Duhet të pregatitet për atë që quhet All Out War. Luftë globale kundër kësaj qeverie. Të gjitha mjetet e mosbindjes civile për rrëzimin e kësaj qeverie.Të shpëtojë Shqipërinë nga COVID-19 diss, shumë herë më i keq. Duhen përballje shumë herë më agresive se ato të 2019. Nëse vitin e kaluar ikte në Skrapar e Mokër, këtë vit të merren masa që Rama mos vijë në qeveri.
Të gjithë të japin ndihmesën e tij e tij, janë të gjithë të mirëpritur në opozitë.Çdo politikan ka të drejtë, dhe grup politikanësh kanë të drejtë për sistemin ligjor që besojnë më shumë. Unë kam mbështetur plotësisht angazhimin e opozitës në Reformën Zgjedhore.Në 15 detyrat e ngarkuara nga BE, Samiti i BE vetëm 1 prej tyre ka të bëjë me pjesëmarrjen e opozitës. E pafalshme që opozita t’i jepte Ramës shansin që ta akuzonte se nuk po merr pjesë në Reformën Zgjedhore.
Këto ndryshime ligjore ai po i varros me kanabizimin e Shqipërisë.Në prani të përfaqësuesit të BE, në Ditën e Europës pafytyrësisht shpalli kanabizimin, kanabizimi është varrosja e zgjedhjeve.Opozita të marrë çdo masë për të përmbysur sa më parë pushtetin e qeverisë mbi krimin dhe drogën. Revolucion në rrugë, dhe pastaj në zgjedhje”, nënvizoi Berisha.