Ylli i muzikës pop, Beyonce, ka vendosur që bashkë me nënën e saj, Tina Knoëles Lawson t’i bashkohet iniciativës për testimin e Covid-19 në qytetin e tyre të lindjes, Houston, Texas. Fushata #IDIDMYPART, që zhvillohet këtë fundjavë, synon të rrisë vetëdijen për testimin ditor në një qendër mjekësore lokale. Kjo fushatë do promovojë vendet ku kryhen teste për COVID-19, maska mbrojtëse dhe gjëra të tjera që i duhen qytetarëve për këtë periudhë pandemie.

Fushata do të fillojë në ‘Ditën e Nënave’ në ShBA dhe do fokusohet në promovimin dhe ndihmimin e Qendrës Mjekësore ‘United Memorial’ në Houston. Me ndihmën e organizatës ‘BEYGOOD’, brenda dy ditësh do të dhurohen rreth 1000 teste, maska mbrojtëse, dorëza, vitamina esenciale dhe mjete tjera për institucionin e lartpërmendur. “Virusi po shkatërron komunitetin me ngjyrë, kështu që ne kemi nevojë për lëvizje për t’i dhënë përparësi shëndetit tonë”, është shprehur mamaja e këngëtares. 33% e njerëzve që janë dërguar në spital me virus janë afrikano-amerikanë, por vetëm 13% e popullsisë amerikane është afrikano-amerikane.

“Nëse nuk testohemi atëherë nuk e dimë nëse jemi bartës i virusit. Të qenit asimptomatik është se si ju infektoni tërë familjen tuaj dhe ata përreth jush, njerëzit që ju doni. Ne duhet të shkojmë në këto lehtësira falë testimit dhe të zbulojmë statusin tonë”, “- ka thënë më tej mamaja e këngëtares.