Moderatorja Bieta Sulo ka udhëtuar këtë fundjavë drejt bregdetit.
Ajo ka publikuar në profilin e saj të Instagramit disa foto ku shihet duke ecur gjatë bregut me të birin Kroi.
Krahas këtyre fotove, moderatorja ka dhënë edhe një mesazh, që të gjithë qytetarët të zgjedhin Shqipërinë si destinacion për pushimet e tyre.
Bieta shprehet se rendja drejt plazhin nuk është guxim, por nevojë për energji, prandaj duhet ta shijojmë Shqipërinë me plazhe dhe dete, male dhe pyje.
‘Si mesdhetar, diellin & detin i kemi domosdoshmeri, ndaj rendja drejt plazheve nuk mund te quhet guxim, por nevoje per energji… shume humbem madje. Le te shijojme Shqiperine me plazhe e dete, male e pyje, fshatin dhe agroturizmin dhe padiskutim ushqimin fantastik’, shkruan Bieta Sulo.