Zv.kryeministri Erion Braçe ka reaguar sërish lidhur me çmimin e perimeve që kanë dalë në treg nga zona e Divjakës. Braçe ka shpërndarë në Instagramin e tij, çmimin e qepëve të thata dhe të patateve që janë vendosur nga bujqërit e zonës.
Ai fton të gjithë konsumatorët që të mos blejnë më shtrenjtë por që të shkojnë vetë në Divjakë dhe të marrin vetë mallin me çmimin e larpërmendur.
“Këto janë çmimet e qepës dhe patates. Prej mëngjesit të sotëm, bujqit e Divjakës kanë vendosur që çmimi i qepës së thatë dhe i patates të jetë 40 lekë për kilogram. Boll tregëtarët morën mall pa lekë në Divjakë duke u pasuruar në kurriz të bujqëve. Blini direkt në Divjakë. Mos blini në dorë ët dytë e të tretë. Ejani në Divajkë dhe merrni mallin drejtpërdrejtë me këto çmime!,”-shkruan Braçe.
Ditën e djeshme, Braçe publikoi shifrat se si çmimi i frutave dhe perimeve të zonës rritej deri në 8 herë në Tiranë. Zv/kryeministri shprehej se kjo ishte një grabitje e dyfishtë ndaj bujkut dhe qytetarit.