Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, është bërë baba për të pestën herë. Çifti ndau për publikun foton e parë të djalit të porsalindur, Wilfred Lawrie Nicholas.

‘The Sun’ shkruan se emri djalit të Johnson ka edhe një pjesë të stafit të mjekëve që i shpëtuan jetën kryeministrit. Në foton e ëmbël, Carrie shihet duke përqafuar djalin e saj. Ai ka lindur i shëndetshëm dhe me flokë, madje bjond si i ati. Carrie e ka postuar foton në instagram ku shpjegon edhe kuptimin e emrit të djalit.

“Wilfred Lawrie Nicholas Johnson lindi më 29.04.20 në orën 9:00.Wilfred gjyshi i Boris.Lawrie gjyshi im.Nikolla jane doktoret Nick Price dhe Nick Hart, që i shpëtuan jetën Boris muajin e kaluar.Faleminderit shumë, për ekipin e pabesueshëm të maternitetit NHS në UCLH që u kujdes për ne. Nuk mund të isha më e lumtur. Zemra ime është e mbushur plot”, shkruan Carrie.Carrie, 32 vjeç, lindi mëngjesin e së mërkures, vetëm 16 ditë pasi Boris, 55 vjeç, luftoi për jetën në kujdes intensiv, pasi u infektua me korona virus.