Bundesliga ka konfirmuar se do të lejojë pesë zëvendësime për pjesën e mbetur të sezonit 2019/20. Bundesliga këtë vikend do t’i japë fund pritjes dy mujore, për shkak të COVID-19. Me rikthimin në aksion, do të futen edhe disa rregulla të reja.
Përmes një njoftimi këtë pasdite, Bundesliga konfirmoi se do të ndjekin kërkesën e IFAB dhe do t’u japin klubeve mundësinë për të bërë pesë zëvendësime, dy më shumë se zakonshmet. Kjo do t’u ndihmojë klubeve në uljen e dëmtimeve kur luani çdo tre ditë në kulmin e verës.
Një ndryshim tjetër është se lojërat mund të zhvendosen me njoftim të shkurtër në vende neutrale, gjithmonë nëse rritje të rasteve me koronavirus, në mënyrë që të mos rrezikohet shëndeti i qytetarëve.