Gazetari Andi Bushati, nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, shpreh habinë se si Lulzim Basha, nuk ka reaguar për mesazhet e publikuara dje në emisionin “Opinion” nga Presidenti Meta, të cilat dëshmojnë sipas tij,ndërhyrjet politike në reformën në drejtësi.Bushati e quan Bashën “një zar që miklohet nga ledhatimet e ambasadorëve”.

“Ore ketij zarit te opozites qe miklohet nga ledhatimet e ambasadoreve nuk i kane bere pershtypje keto mesazhet e perdhosjes se reformes ne drejtesi (ende asnje reagim)”, shkruan Bushati.