Bundesliga gjermane do të jetë kompeticioni i parë i madh futbollistik në Evropë i cili do të rifillojë gjatë pandemisë së koronavirusit.Ndeshjet do të rifillojnë më 16 maj, sipas zyrtarizimit të sotëm nga ana e presidentit të ligës së futbollit gjerman, Christian Seifert.
Ditën e djeshme kancelarja Angela Merkel dha dritën jeshile për rinisjen e kampionatit si pjesë e planit për hapjen graduale të vendit.Një lajm i mirë për të gjithë tifozët, por edhe një shpresë për futbollin europian që ka ndalur prej gati dy muajsh. Sipas kalendarit, ndeshja e parë që pritet të hyjë në histori është ajo e së shtunës mes Fortuna Dusseldorf dhe Paderborn.