Fabio Cannavaro ka kujtuar të kaluarën e tij galaktike në një intervistë të dhënë për kanalin zyrtar të Real Madrid. Vite që janë përkufizuar nga ish-mbrojtësi si më të mirët e karrierës së tij.
“Nuk do ta kisha menduar kurrë se do të luaja për Real Madrid. Tre vitet e kaluar në Spanjë kanë qenë më të mirët e jetës sime. Integrimi nuk ka qenë i lehtë, sepse kishte shumë lojtarë me personalitet në ekip”, ka thënë Cannavaro.
“Më ka bërë përshtypje cilësia e Ramos, Marcelo dhe Pepe. Kishin nevojë vetëm të rriteshin dhe të fitonin besim. Kanë qenë më të mirët në 15 vitet e fundit. Më i miri nga të gjithë ishte Ronaldo, por kisha shumë respekt për Zidane”.
“Fanella me numrin 5 ishte e lirë kur kam shkuar unë. Më është kërkuar nëse isha i sigurt se do ta vishja, ishte e vështirë. Kishim një stil të ndryshëm, por kisha personalitetin e duhur. Mundet vetëm t’i bëj urimet e mia Zidane. Si lojtar, spektakolar. Si trajner, i heq kapelën”, ka thënë Cannavaro.