Duvan Zapata ka ndihmuar Atalanta-n që të bëhet e madhe në dy sezonet e fundit falë forcës fizike dhe nuhatjes së tij për golin. Megjithatë, nëse do të vinte oferta e duhur, ai do të mund të pasuronte arkat e klubit. Presidenti Percassi kërkon 60 milionë euro për kartonin e tij, por kjo nuk i ka frikësuar klubet që interesohen për kolumbianin.
Një nga këto skuadra është Atletico Madrid, që ka kthyer sytë nga ylli i bergamaskëve pasi Edinson Cavani ka bërë të ditur se do të preferonte një transferim tek Inter-i. Sipas Sport Mediast, trajneri Simeone shikon tek ai karakteristikat e qendërsulmuesve që e kanë ndihmuar të ketë sukses në drejtim të Colchoneros. Nga ana tjetër, edhe këtë vit, pavarësish një pjese të parë të sezonit të kushtëzuar nga një dëmtim që e ka mbajtur larg fushave për 3 muaj, Zapata ka arritur të lërë shenjë me ikaltrit në Itali dhe Europë. 11 gola në 15 ndeshje të kampionatit dhe 1 në 4 të Champions League. Një garanci që pëlqehet shumë edhe jashtë Italisë.