Chelsea i është bashkuar garës për sulmuesin e Interit, Mauro Icardi, duke e parë ngurrimin e Paris Saint-Germain ta shfrytëzojë mundësinë për ta blerë argjentinasin për 70 milionë euro.
Icardi e kaloi këtë sezon në Paris si lojtar i huazuar për 13 milionë euro, duke i shënuar 20 gola në 31 ndeshje, transmeton Gazeta Express.
PSG-ja duhet t’ia paguajë Interit 70 milionë euro për ta bërë Icardin të vetin, por drejtuesit e klubit po përpiqen ta bindin klubin zikaltër të zbresë çmimin.
Oferta e PSG-së prej 50 milionë euro plus 10 të tjera bonuse, u hodh poshtë nga Interi.
Juventusi dhe Napoli janë te etura për ta kthyer Icardin në Serie A, ndërsa Manchester United ka qenë klubi i vetëm nga Premierliga i interesuar për të deri tani.
Por sipas Sun, Chelsea është klubi më i ri që është futur në garë për 27-vjeçarin.