Gazetari Çim Peka e ka paraqitur emisionin e tij me kryeministrin Edi Rama si një përballje në ring mes dy boksierëve, por për gati 30 minuta situata duket se nuk ka qenë nën dominimin e tij, teksa të dy kanë lëshuar grushte batutash dhe ironi ndaj njëri-tjetrit.Menjëherë pas pyetjes së dytë, kryeministri ndonëse është shfaqur tepër më i qetë nga çdo herë tjetër, ka mundur t’ia devijojë debatin për disa minuta nga batutat për mjekrën, deri te lajmet false që “Rama ka përfunduar në gjendje kome”, që kreu i qeverisë tha se janë publikuar pikërisht nga portali i Çim Pekës.
Pjesë nga intervista:Gazetari: Po të ishte partia ime të siguroj që sot nuk do të ishe kryeministër.Rama: Mos e moho partinë.Gazetari: Unë kam bindje të djathta, por nuk kam teser partie.Rama: Kjo nuk është ndonjë gjë për t’u krenuar që nuk e ke zemrën majtas, ta kesh djathtas do të thotë të rrahë në anën e gabuar.
Gazetari: Ku e kishit zemrën në 91 kur i thoshit shqiptarëve që keni themeluar PD-në? Keni bërë transplant?Rama: Mos abuzo me diçitalizimin dhe të mos flasim kodra pas bregut.Rama: Unë nuk kam qenë asnjëherë anëtar i PD-së, ashtu si ju nuk keni qenë asnjëherë, por kjo nuk do të thotë që ju jeni mijëra herë i vlefshëm për atë parti.Gazetari: Ju komplimentoj sepse edhe estetikisht dukeni i kuruar mirë që prej pandemisë. Mbylljen në skype e kishit situatë emocionale apo fizike, për të dalë nga shtëpia që duket sikur ishit mbyllur në shpellë.Rama: Jo, jo, do t’i vëmë pikën e dhe kësaj. Ju, partia juaj ka thënë që unë kam qenë i mbyllur në shtëpi, për sa i përket pamjes, faleminderit për komplimentin.Gazetari: Nëse mjekrën e keni vendosur për fotografinë që keni mbrapa, sepse unë këtë mjekrën e kam patur më përpara. Do doja të thoja nuk dukeni aq keq sa ç’dukeshit nga Surreli.
Rama: Befasia e një komplimenti për pamjen e bukur nga një burrë me mjekër mbetet.Gazetari: Rëndësi ka qën nuk qenkeni sëmurë.Rama: Jo ka edhe një gjë tjetër, se ju më keni çuar në spital, më keni sëmurë, më keni çuar edhe në gjendje kome në Gjermani.Gazetari: Nuk është e vërtetë, ju kam pyetur nëse keni qenë apo jo. Unë të kuptoj që jeni i rilindur edhe ju, por nuk kam në plan të flas për gjëra estetike.Rama: Jo, jeni ju që vendosët të flisni, unë do t’ju ndjek në çdo pikë. Kur bëje emisionin fakt, nuk flisje me inicale.