Çlirim Peka ka akuzuar të gjithë ata që thonë se Lulzim Basha e shembi Teatrin, duke thënë se ulërasin vetëm ata që nuk i futi në listë në vitin 2017.“Te neveritshem sa Veliaj, po me duken keta qe po ulerasin sot se teatrin e shembi Basha vetem pse nuk i futi ne liste ne 2017.Neveri. Opozita nuk ruan godina e as histori, opozita ruan demokraci.Po, kete nuk e beri dot kjo opozite. Por ju u idhnake te lige, thoni nje fjale per Ramen.E megjithate teatrin e shembi Rama o te mjere!”, shkruan sot Çimi në rrjetin social.

Ndërkohë që një postim i tillë i Çlirimit na kujton një reagim të paszgjedhjeve të vitit 2017, kur ishte i acaruar me Lul Bashën pasi nuk i futi të vellain, Avenir Pekën në listën e kandidatëve.

“E takova Lulin kur u kthye nga Kamza dhe fola për Aven (Avenir Peka vëllai i Çimit), i thashë çdo bësh, do e vesh apo jo në listë.Çimi –më tha Luli, -duhen lekë për këtë punë minimalisht nja 100 mijë euro, ka Avja ndonjë biznesmen nga pas apo hiç?Këtu e mbylla bisedën, ai po shiste mandatet bashkë me kunatin dhe familjen, po bënin pazare, dhe e bënë edhe me mua”, rrëfehet atëherë Çim Peka për listën e 2017-ës. Tre vite kanë kaluar, por ka dy qëndrime të ndryshme Çimi.