Vidal mund të përfundojë në Inter. Interi është i vendosur për ta blerë mesfushorin, Arturo Vidal, dhe sipas mediave në Spanjë, lajmi i mirë është se Inter ka arritur ta heqë atë nga marrëveshja për Lautaro Martinezin.
Barca donte që ta përfshijë atë në marrëveshje për të arritur te Martinez, por Interi ka arritur që të bindë drejtuesit që ta marrë vetëm mesfushorin dhe të mos flasin për sulmuesin e tyre.
Kështu, sipas mediave italiane, çmimi i Vidal mund të shkojë nga 10 deri në 15 milionë euro, shifër që pa asnjë problem pritet ta paguajë Interi.
Vidalit i skadon kontrata me Barcelonën në qershor të vitit 2021 dhe ai do të mbushë 33 vjet më vonë këtë muaj.