Bjellorusia festoi sot 75-vjetorin e fitores mbi Gjermaninë naziste me një paradë ushtarake dhe ngjarje publike pavarësisht pandemisë së koronavirusit, që presidenti e cilëson si “psikozë”.

Ashtu si çdo vit, kjo Republikë autoritare e ish-Republikës sovjetike e vendosur mes Rusisë dhe Bashkimit Europian tregoi potecialin e saj ushtarak, me një paradë prej 4 000 ushtarësh dhe dhjetëra automjete ushtarake dhe aeroplanë.Presidenti Aleksandër Lukashenko, i cili ka qeverisur Bjellorusinë me grusht hekuri që nga viti 1994, mori pjesë në paradën në Minsk me zyrtarë të lartë, në një tribunë të izoluar.

Zakonisht i pranishëm, asnjë nga fëmijët e tij – në veçanti djali i tij Nikolai nganjëherë i prezantuar si një pasardhës i mundshëm – ose nipër e mbesa nuk morën pjesë në ceremoni, sipas një gazetari.Organizata Botërore e Shëndetësisë bëri thirrje për gjetjen e zgjidhjeve alternative për të festuar 75-vjetorin e kapitullimit të Gjermanisë, me qëllim për të mos rrezikuar jetët njerëzore.Rusia fqinje i shtyu festimet për një datë tjetër.