Ndeshja mes Liverpul dhe Atletiko Madrid në Ligën e Kampioneve ka qenë ndër të fundit duele të mëdha që u luajtën në kontinent para se futbolli të mbyllej si pasojë e koronavirusit.
Por ndoshta, do të kishte qenë më mirë që ajo sfidë të mos ishte luajtur, pasi një studim i fundit në Angli tregon se 41 persona kanë humbur jetën si pasojë e duelit të Ligës së Kampioneve në fjalë.
Analiza e të dhënave në Institutit të Shëndetësisë në Angli ka dale në konkluzionin se eliminimi i Liveprulit në atë sfidë, ishte shqetësimi i pallogaritshëm për qytetin, pasi i vetmi problem për të cilin duhej të shqetësohej ishte se prej saj u bë një vatër infeksioni me COVID-19 që rriti shifrat e tragjedisë.
Raporti i publikuar nga “Sunday Times” tregon se është bërë përllogaritja e burimti të infkesionit mes viktimave në qytet dhe sipas ekspertëve, 41 lidhen direkt me ndeshjen ku të pranishëm ishin edhe 3000 tifozë spanjollë udhëtues.
Në atë periudhë, në Angli nuk ishte gjendje e jashtëzakonshme ndërsa Madridi ishte sinajlizuar si një vatër e infeksionit. Autoritetet vendase asokohe këshilluan që të mos luhej me tifozë, por kërkesa e tyre u hodh poshtë.
Qeveria britanike mbrojti vendimin që ndeshja u luajt me dyer të hapura, por vetëm 10 ditë më vonë, urdhëroi izolimin e thuajse të gjithë vendit pasi pandemia shpërtheu kudo, duke shkaktuar mijëra të vdekur.