Euroleague, kompeticioni më i rëndësishëm kontinental për skuadra në basketboll, ka marrë vendimin për të mbyllur sezonin 2019-2020. Sezoni është ndalur që prej 12 marsit për shkak të coronavirus dhe nuk do të rinisë më.
“Duke parë evoluimin e pandemisë në vende të ndryshme të Europës, çka nuk garanton një zhvillim normal dhe të barabartë të stërvitjes së ekipeve për ndeshjet zyrtare, është marrë vendimi për ta mbyllur sezonin”, thuhet në komunikatën e Euroleague.Për pasojë, ky sezon nuk do të ketë asnjë ekip kampion, ndërkohë që të 18 ekipet pjesëmarrëse të këtij sezoni janë të konfirmuara edhe për sezonin e ardhshëm 2020-2021. Sezoni i ri do të nisë më 1 tetor. Po ashtu, është mbyllur pa një ekip kampion edhe turneu i EuroCup.
Skuadrat e Euroelague, sezoni 2020-2021:ALBA Berlin, Anadolu Efes Istanbul, AX Armani Exchange Milano, Crvena Zvezda mts Belgrade, CSKA Moscow, FC Barcelona, FC Bayern Munich, Fenerbahce Beko Istanbul, Khimki Moscow Region, KIROLBET Baskonia Vitoria-Gasteiz, LDLC ASVEL Villeurbanne, Maccabi FOX Tel Aviv, Olympiacos Piraeus, Panathinaikos OPAP Athens, Real Madrid, Valencia Basket, Zalgiris Kaunas e Zenit St Petersburg.