Në botë numri i përgjithshëm i rasteve pozitive nga infeksioni i koronavirusit është më shumë se 4 milionë kurse numri i përgjithshëm i vdekjeve është më shumë se 286 mijë. Në SHBA gjatë 24 orëve të fundit u regjistruan 830 vdekje, shifër kjo më e lartë se një ditë më parë ku autoritetet raportuan për 776 viktima. Në vend numri total i të prekurve nga Covid është 1 348 000 për një total viktimash prej 80 690
Në nivel global, përveç testeve për të identifikuar koronavirusin, autoritetet shëndetësore “kanë filluar të bëjnë studimet e para serologjike dhe, bazuar në të dhënat e mbledhura deri më tani, mund të thuhet se një përqindje relativisht e ulët e popullsisë ka zhvilluar antitrupa”. Kështu u shpreh Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH), gjatë konferencës për shtyp mbi pandeminë e koronavirusit Covid-19, duke theksuar se kjo do të thotë se “shumica e popullsisë është akoma e ndjeshme ndaj virusit” .
Pikërisht për këtë arsye është thelbësore të mbahet vigjilenca e lartë, veçanërisht në një kohë kur, duke eliminuar gradualisht masat kufizuese, mund të ndodhë të kete rritje të infeksioneve të reja. Sipas numrit një të OBDH “Shpërthim i rasteve është identifikuar në Wuhan, në Gjermani ka pasur një rritje të rasteve pas relaksimit të masave kufizuese dhe e njëjta ka ndodhur në Korenë e Jugut.