Për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve me Covid 19 vihet në pikëpyetje lehtësimi i masave shtrënguese në Maqedoninë e Veriut. Mediat vendase raportojnë se në mbledhjen e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse është konstatuar se për momentin nuk duhet të lehtësohen masat që janë në fuqi.
Ndërsa të gjithë janë në pritje të lehtësimit të masave, Tetova sot ka shënuar numrin më të madh të të prekurve me korornavirus, 12 raste pozitive. Ndërkohë, numri i përgjithshëm në 24 orët e fundit ka arritur në 36 të infektuar. Ja harta e përhapjes: Shkup 7 të infektuar, Veles 6, Kumanovë 4, Prilep 4, Gostivar 1, Pehçevë 1 dhe Berovë 1.
Janë shëruar 13 pacientë ndërsa 1 ka ndërruar jetë. Zv, ministri i Shëndetësisë, Armend Arsllani gjatë qëndrimit në Tetovë, tha se spitali në Tetovë ka vënë në dispozicion të gjithë kapacitetin e tij në rast të rritjes së numrit të të prekurve me COVID-19.