Në fund të këtij muaji fermerët do të kenë mundësi të aplikojnë për të përfituar nga fondet që jep buxheti i shtetit si mbështetje për sektorin bujqësor përmes Skemës Kombëtare.
Në një intervistë për Ora News, ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi tha se këtë vit pjesa më e madhe e fondeve do të shkojnë për blegtorinë.
Çuçi: Besoj se në fund të këtij muaji do të hapim aplikimet. Aplikimet do jenë online, është shumë e thjeshtë. Çdo fond publik i vënë në dispozicion për skemën kombëtare të mbështetjes në bujqësi do të shkojë drejtpërdrejt tek fermeri. Kryesisht do të shkojnë drejt blegtorisë si një sektor që është akoma në vështirësi më shumë se pjesa e bujqësisë, për shkak të kushteve specifike.
Çuçi tha gjithashtu se fermerët do të çlirohen nga bara e taksës së plastmasit, pasi këtë do ta marrë përsipër shteti.
Çuçi: Do të nxisim edhe elementë të tjerë që lidhen qoftë me çeritifkimin që krijon një avantazh për produktet bujqësore perime-fruta në tregje evropiane, sa i takon çmimit. Qoftë për ti ardhur në ndihmë të gjithë fermerëve që kanë sera që mos ndikohen nga taksa që ka plastmasi nëse duan të ndërrojnë plastmaset e serave të tyre. Do tja marrim ne gjithë barrën e taksës që është krijuar për shkak të taksës së plastmasit nëse ata do të duan të ndërrojnë plastmas.