India ka ndjekur masa tepër shtrënguese në këtë kohë pandemie. Autoritetet urdhëruan që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe mund të dalin vetëm në orare të caktuara, për të blerë ushqime apo ilaçe.

Por ndodhin edhe çudira në kohë pandemie! Një djalë 26-vjeçar nga Nju Dehli, shkoi në supermarket për të blerë ushqime, por u kthye në shtëpi me gruan e tij të ardhshme…

Nëna e 26-vjeçarit ishte kundër këtij vendimi, madje shkoi dhe u ankua në polici.

“Unë e dërgova djalin tim për të blerë ushqime, por ai u kthye me një vajzë me të cilën prentendon se do të martohet. Unë nuk e pranoj këtë martesë”, tha nëna e përlotur.

Por djali, Guddu, u shpreh se është martuar dy muaj më parë me vajzën që ka tashmë në krah, por për arsye se në atë kohë mungonin dëshmitarët, nuk arriti që të siguronte certefikatën e martesës.

“Unë u martova me Savitan dy muaj më parë në Arya Samaj Mandir, në Hardwar. Sidoqoftë, atë kohë nuk mundëm të merrnim certifikatën e martesës, për shkak të mungesës së dëshmitarëve. Unë e kisha vendosur që do të shkoja përsëri në Hardwar për certifikatën, por për shkak të bllokimit të COVID-19, nuk munda të shkoja. Gjatë dy muajve, Savita qëndroi në një banesë me qira në Delhi. Por durimi jonë përfundoi këtu. Sot vendosa t’ia prezantoja familjes vajzën e ëndrrave të mija”, tha Guddu.

Por për të shuar një përplasje të Guddus me familjen e tij, autoritetet polciore i kanë kërukuar pronarit të shtëpisë, ku Savita qëndroi në Delhi, që të paktën çifti të strehohet aty deri në përfundim të pandemisë.