Liga e futbollit elitar në Danimarkë ka marrë vëmendjen e tifozëve të futbollit këtë fundjavë, pasi që në një ndeshje atje hyri në lojë një ndihmëstrajner 40-vjeçar dhe i befasoi të gjithë duke e shënuar një supergol.Henrik Hansen kishte luajtur për Odense BK mes viteve 2008 dhe 2011 dhe tani shërben si ndihmëstrajner i parë për Jakob Michelsen te klubi danez, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, ai është në dispozicion të Michelsen edhe nëse atij i duhet një lojtar. Pikërisht një gjë e tillë ndodhi të premten në mbrëmje në ndeshjen kundër klubit të radhitur në pozitën e dytë në tabelë, FC Copenhagen.Ai hyri në ndeshje në minutën e 84-të, kur skuadra e tij po humbte me rezultat 2:1. Por, vetëm dy minuta më vonë ai arriti ta barazojë rezultatin përmes një supergoli.Mesfushori veteran Hansen arriti t’ia sigurojë skuadrës së tij nga kjo ndeshje, si dhe u bë njëri ndër lojtarët më të moshuar që ka shënuar gol në ligën daneze.