Sot Renee ka ditëlindjen dhe babai i saj Robert Berisha nuk mund të rrinte pa i bërë një urim në publik të voglës së tij.
Këngëtari ka publikuar në Instagram një video ku shfaqet duke interpretuar këngën e ditëlindjes në piano, ndërkohë që Renee i qëndron e varur në qafën e tij.
Robert Berisha shprehet se Renee është vajza më e ëmbël dhe bija më e dashur për prindërit e saj. Ai shprehet se vajza e tij është arsyeja që e bëri të kuptojë sesa e bukur është jeta.
“Të të kem ty fëmijë më bëri të kuptoj se sa e bukur është jeta. Buzëqeshja jote gjithmonë ma ndriçon ditën. Talentet tua dhe personaliteti i adhurueshëm mund të shkrijë një mal. Ti je e ëmbël, fenomenale dhe e mahnitshme e mbështjellë në një paketë që unë e quaj, bijë. Ti ke qenë gjithmonë dashuria e mamit dhe e babit. Gëzuar ditëlindjen Renee”, ka shkruar Roberti.
Kjo është ditëlindja e parë që pas ndarjes së Robertit dhe Norës dhe ndonëse dyshja nuk janë më bashkë, ata gjithmonë kanë qenë pranë vajzës së tyre në momente të tilla si ky i ditëlindjes.