Një ngjarje e pakëndshme i ka ndodhur Morena Tarakut. Disa faqe në Instagram kanë publikuar biseda duke pretenduar se kanë folur me këngëtaren e njohur. Këto biseda të sajuara, i ka mohuar vetë Morena dhe për më tepër ka bërë ironi me to. Por ndër të tjera, Morena Taraku ka marrë shkak nga këto gjëra që të japë detaje nga jeta e saj.
Ajo ka treguar që është në një lidhje dhe madje shumë e lumtur.

“Edhe meqë ra fjala, jam në një lidhje dhe jam e lumtur. Kështu që boll folët kot’, ka shkruar Morena, ndërsa nuk ka treguar asnjë detaj tjetër se kush është djali që i ka rrëmbyer zemrën.

Para disakohësh Morena Taraku ka qenë e lidhur me miliarderin iranian, Sasha Sobhan, me të cilin i dha fund pak muaj pasi u zbulua nga mediat. Ai është djali i Ahmed Sobhani, ish ambasador i shtetit iranian në Venezuelë që është shquar për lidhjet e afërta përfshirë edhe ato biznesore me liderin e dikurshëm, Hugo Chavez.