Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka publikuar disa pamje në Instagram, ku tregon si është dhunuar ai dhe kryeministri Rama në vitin 1996. Nga pamjet duket qartë Rama me hundën e dhunuar dhe Braçe me të nxira në fytyrë.“Viti 1996. Kryeministri dhe zëvendëskryeministri, njëri publicist dhe aktivist, tjetri kandidat për deputet ditën e zgjedhjeve 26 maj 1996. Kjo është dhunë, kaq! Po ka dhe ca ditë, do flasim prapë”, shkruan Braçe.