Pavarësisht se koronavirusi i prishi planet për t’u martuar dhe dasmën e madhe që kishte parashikuar, aktorja e njohur turke Didem Balçin i ka dhënë fund beqarisë. Ajo dhe partneri i saj avokat, Can Aydin, janë kurorëzuar me martesë në kushte të pazakonta dhe të afërmit e kanë parë dasmën online!
Çifti ka respektuar të gjitha masat mbrojtëse duke mbajtur maska dhe duke ftuar në kurorëzim një numër shumë të reduktuar njerëzish. Në ceremoninë e tyre ishin të pranishëm vetëm prindërit dhe dëshmitarët e çiftit, të cilët i thanë “Po” njëri-tjetrit teksa pjesa tjetër e “dasmorëve” i shihte nga shtëpia. Dy aktorët janë shprehur shumë të lumtur për vendimin që morën për t’u martur në këto kohë të vështira dhe treguan se as pandemia nuk mundi ta “trembte” dashurinë e tyre.
Didem u bë e njohur për publikun shqiptar nga roli si “Selxhan” në serialin “Osmani”.