Ka qenë një humbje historike dhe një goditje e rëndë për kombëtaren braziliane, lojtarët dhe tifozët e saj. Ajo e pësuar në gjysmëfinalen e Kupës së Botës të luajtur pikërisht në Brazil në 2014-ën u mbiquajt Mineirazo.

Një humbje 7-1 që mbetet e paharrueshme në mendjen e atyre që e kanë përjetuar si David Luiz. Në një intervistë të dhënë për Globoesporte, qendërmbrojtësi i Arsenal-it, ka kujtuar atë ndeshje dhe momentet e jetuara në fushë dhe pas përfundimit të Botërorit.

“Për gjashtë muaj, shumë prej nesh u fshehën”, ka thënë David Luiz. “Disa nuk kanë dashur të pranojnë përgjegjësitë e tyre dhe as t’i ndjanë me të tjerët. Për shumë kohë më është dashur ta mbaja këtë peshë të humbjes vetëm”.

“Nuk ishim gati ose të mësuar me humbjen. Aq më pak të pësonim një, dy ose, tre gola dhe të zemëroheshim. Jemi Brazili dhe për të gjithë ka qenë një goditje e rëndë. Gjithçka ka shkuar keq dhe më keq”.

Ajo humbje 7-1 ka qenë më e rënda për Brazilin që nga viti 1920, ndërsa për Gjermaninë ka qenë kartëvizita më e mirë për finalen e madhe, të fituar më pas kundër Argjentinës.