Nga Aleksandër Davolli/
Prej dy ditesh Sekretari i Përgjithëhsm i Partisë Socialiste, njëherësh dhe Kryetar i Grupit Parlamentar të mazhorancës është vendosur në qendër të sulmeve të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe mediave pranë opozitës.
Balla po përballet me një sërë akuzash, të cilat duket që janë të qëllimshme dhe shpesh here të pavërteta dhe për këtë fakt, për ish-kryeministrin Berisha vlen shprehja: shpif shpif se diçka mbetet, pasi në fletërrufetë e qytetarit dixhital zor se gjen ndonjë fakt që lidh Ballën me akuzat që bëhen në adresë të tij.
Por, kush ështe deklarata që trazoi familjen Berisha?
Në Ditën Ndërkombëtare të Infermierit, Taulant Balla dhe deputetja Klodjana Spahiu ishin në spitalin “Shefqet Ndroqi” për ti dhuruan karafila stafit të infermierëve të këtij spitali në shenjë mirënjohjeje ndaj punës së tyre të palodhur në vijën e parë të frontit me luftën ndaj pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi.
Gjatë prononcimit për mediat Kryetari i Grupit Parlamentar të partisë Socialiste, Taulant Balla nuk pranoi t’i përgjigjej pyetjes së gazetares së Syri tv, duke i’u drejtuar asaj se pronarët e atij televizioni kanë probleme me deklarimin e pasurisë.
Menjëherë pas kësaj deklarate të Ballës, duket që u trazua qetësia e familjes Berisha, pasi ka zëra që Syri tv që administrohet nga Çim Peka financohet nga Shkëlzen Berisha, djali i ish-Kryeministrit Sali Berisha.
A mund të shërbejë deklarata e Taulant Ballës si indicia për SPAK për të filluar hetimet lidhur me financimin e këtij televizioni miliona euro, të cilat nuk dihet nga vijnë, pasi Syri tv me Çim Pekën në krye, nuk justifikon dot as qiranë e zyrave, jo më rrogat e gazetarëve që punojnë për të.