Rudina Dembacaj është një nga personazhet më të komentuar në rrjetet sociale. Që prej ndarjes nga bashkëshorti dhe lidhjes së re me ish-deputetin Mark Frroku jeta e saj është vënë në qendër të mediave rozë.

Moderatorja dhe aktorja poston shpesh foto nga jeta e saj e përditshme, sidomos gjatë këtyre ditëve që ndodhet në karantinë ka postuar edhe foto me Mark Frrokun.

Së fundi ajo na ka treguar për pjesëtarin më të ri të familjes që është një qen, të cilin Rudina e ka quajtur Gjyste. Por nuk kanë munguar dhe komentet e ndjekësve të saj.

“Mund t’ia kishe vënë emrin edhe Rudina, me që nëse i kë vendosur një emër njeriu”- shkruan një nga komentueset. Dhe sigurisht që Rudina nuk ka qëndruar pa ia kthyer. “Po nuk do dinim me cilËn Rudine e kanë”- ka shkruar Rudina Dembacaj.