Javanews
Home Kryesoret
Demokracia sipas Bashës dhe demokracia sipas “Freedom Hause”
06/05/2020 16:55
“Do jemi në kontakt me njerëzit”/ Basha mbledhje online me strukturat: Qeveria ka braktisur qytetarët, t’i japim zë halleve të tyre
Nga Artur Ajazi

Nuk ka munguar të sulmojë me shpresën e madhe sa një “det” Lulzim Basha kësaj here qeverinë dhe kryeministrin Rama, sepse “Freedom Hause” e paska renditur Shqipërinë në vendet me “rënie të nivelit të demokracisë dhe procesit zgjedhor”. Dy komponentë shumë të rëndësishëm në fakt për një vend demokratik, për një vend aleat i NATO-s dhe pretendent për në Bashkimin Europian, por që nga zoti Basha leximi i raportit është bërë me përkthyes nga SHQUP-i. Kjo për faktin sepse gjithmonë ndodh (dhe jo vetëm kësaj here) që Partia Demokratike, një parti me nivelin zero të demokracisë dhe procesit zgjedhor brënda saj, raportet e tilla i lexon me syzet e Doktorit.

Një parti që kërkon shumë nga tjetri (qeveria) që kërkon shumë nga Rama dhe ministrat, por jo nga vetja. Një parti që kapet gjithmonë pas “raporteve” të organizmave ndërkombëtare edhe kur nuk thonë gjë, një parti që bie dakort dhe firmos se “do të marrë pjesë rregullisht në Komisionin e Reformës Zgjedhore dhe Këshillin Politik” dhe pastaj braktis tryezat dhe takimet, një parti që asnjëherë në historinë e saj nuk ka patur demokraci të brëndshme dhe një proces zgjedhor normal, për zgjedhjen e kryetarit, kryesisë, forumeve dhe strukturave të tjera, bëhet e “gjallë” e kërkon tu kthejë “qytetarëve të këtij vendi institucionet dhe demokracinë e munguar”.

Një parti si ajo e Lulzimit, që demokracinë e ka fjalë të huaj, dhe që fatin e procesit zgjedhor brënda saj e ka vendosur gjithmonë “I Madhi|”. Demokracia sipas Lulzimit, nis dhe vazhdon të “funksionojë” vetëm kur në pushtet vjen Partia Demokratike, kurse proceset zgjedhore (elektorale) janë të “drejta dhe të lira” gjithmonë kur Partia Demokratike është në pushtet”. Sikur në gjithë këto vite shqiptarët e ndërkombëtarët, të mos kishin provuar të kundërtën, ndoshta Lulzim Basha do të kishte habitur dynjanë, dhe ndoshta do ta kishin besuar.

Por ka ndodhur krejt e kundërta, pasi dihet se si ka funksionuar liria dhe demokracia gjatë sundimit të PD, dhe si janë zbatuar ligjet veçmas për shqiptarët e thjeshtë, dhe veçmas për ata që sot janë sheikë dhe notojnë në miliona euro. Atëhere për ç’demokraci dhe proces zgjedhor flisni ju zoti Basha, për ato që ju bënë ju kryetar bashkie, për ato procese zgjedhor brënda PD, që ju bënë ju dy herë kryetar, apo për të shkuarën e zymtë të partisë tuaj në vite. Freedom Hause, është një organizëm

ndërkombëtar dinjitoz, dhe raportet e saj natyrisht hartohen nga ekspertë të fushës, por që ju zoti Basha ti referoheni atij raporti, duhet që më parë të dënoni gjithë periudhën 30 vjeçare të Partisë Demokratike, kur ka qenë dhe nuk ka qenë në pushtet. Nuk ka se si ti referoheni ju një raporti të Freedom Hause , mbi “demokracinë dhe proceset zgjedhore”, kur ju njiheni botërisht si partia e molotovit, kur ju botërisht njiheni si partia e shkatërrimit, e rrënimit, dhe e regresit.

Ndoshta kur ju të distancoheni, apo dhe të largoheni fare nga drejtimi i PD, ndoshta kur ju, të dënoni hapur aktet vendale , dhunën ndaj institucioneve dhe ish-themeluesve dhe kontribuesve të PD, ndoshta kur ju të ndaloni thirrjet antikushtetuese të sejmenëve tuaj edhe në kohë pandemie, ndoshta kur ju të distancoheni hapur dhe me kurajo nga “I Madhi”, dhe të deklaroni se jeni “pro” bashkëpunimit institucional me shumicën qeverisëse për të ardhmen europiane të vendit, atëhere mund të fillojnë t’ju besojnë. Ndryshe komentet dhe qëndrimet tuaja mbi çdo raport ndërkombëtar, aq më tepër mbi “demokracinë dhe procesin zgjedhor”, thjesht do të jetë estrada e rradhës, me të cilën do të gajasësh së qeshuri jo vetëm shqiptarët, por edhe shquparët.