Suksesi i dukshëm i Zelandës së Re në përballimin e virusit i është atribuar veprimeve të hershme dhe gjithëpërfshirëse. Mbylli kufijtë Zelanda e Re bëri disa nga kufizimet më të ashpra në botë për udhëtime dhe aktivitete që në 19 Mars.Kjo ndihmoi në ndalimin e rasteve të sjella nga jashtë – 33% e rasteve të Zelandës së Re u importuan.Siç tha kryeministrja Jacinda Ardern në atë kohë: “Ne kemi vetëm 102 raste, por kaq kishte dhe Italia fillimisht”.“Nëse shikoni Australinë fqinje, dy të tretat e rasteve të saj vinin nga jashtë,” i tha BBC-së Prof Sanjaya Senanayake nga Universiteti Kombëtar Australian.“Pra, ishte vërtet e rëndësishme mbyllja e kufinjve.”Bëri një izolim të shpejtë dhe të qartëMë 21 mars, Zelanda e Re prezantoi një sistem të ri të paralajmërimit publik me katër nivele – më i larti ishte izolimi i plotë kombëtar dhe më i ulëti që tregon se sëmundja ishte e përmbajtur, por njerëzit duhet të ishin të përgatitur.
Shteti hyri në nivelin e dytë, që do të thoshte se kishte një rrezik në rritje të transmetimit të virusit në komunitet. Disa ditë më vonë, vendi u zhvendos në nivelin katër.Zyrat, shkollat dhe hapësirat publike si plazhet dhe sheshet e lojërave ishin mbyllur. Baret dhe restorantet gjithashtu ishin të mbyllura – përfshirë dhe “delivery”.
Gjurmoi dhe testoi Ministria e Shëndetësisë tha se 80% e kontakteve të ngushta të personave të konfirmuar me virusin tani janë të paralajmëruar brenda 48 orëve nga diagnostikimi.Kjo do të thotë që ata njerëz mund të izolohen derisa të kalojë periudha e inkubacionit, dhe mund të testohen. Zyrtarët thonë se 8,000 njerëz po testohen çdo ditë.Ka pasur disa kritika, se gjurmimi i kontaktit duhet të zgjerohet edhe më shumë nëse do të vazhdojë të jetë i efektshëm.Njerëzit gjithashtu nxiten të mbajnë një ditar të njerëzve me të cilët bashkëveprojnë, dhe Zelanda e Re po punon gjithashtu në një aplikacion për gjetjen e kontakteve, të ngjashme me ato në përdorim në Singapor dhe Australi.
Mesazhe të qarta publikeQeveria gjithashtu është lavdëruar për qartësinë e mesazheve të saj gjatë gjithë krizës, veçanërisht Znj. Ardern dhe Dr Bloomfield.“Unë mendoj se kur dëgjon kryeministren që jep informacione sensitive në mënyrë të qetë, kjo gjithashtu ju ndihmon të ndjeheni të qetë”, tha Prof Senanayake.Por ai paralajmëroi kundër heqjes së kufizimeve shumë herët, duke thënë se njerëzit prapë duhet të “mbeten vigjilentë”.“Mënyra e vetme për ta bërë këtë është të vazhdosh mbikëqyrjen dhe testimin e zgjeruar. Sot kufizimet kanë rënë, por nëse rastet rriten, duhet të konsiderohet kthimi i kufizimeve. Është diçka për të cilën duhet të jesh vigjilent”. / BBC – Bota.al