Nga dita e nesërme do të lejohen në gjithë vendin shërbimet taksi për udhëtimet ndërqytetase. Në Taksi nuk do të lejohen më shumë se dy pasagjerë, të cilët duhet të jenë anëtarë të një familje.
Gjithashtu për zonat e gjelbërta që u shtuan ditën e premte do të ketë lehtësime të lëvizjes. Sipas urdhrit të ri në zonat e gjelbërta lëvizja e pensionistëve do të jetë nga 6:00- 08:30 të mëngjesit.
Qytetarët e tjerë do të lëvizin nga ora 09:30 deri 17:30, të shoqëruar jo më shumë se me një person.
Përjashtim do të bëjnë qytetarët që kanë autorizim pune, të cilët nuk kufizohen nga oraret e sipërpërmendura.
Ne zonat e gjelbërta parqet do të vazhdojnë të jenë të mbyllura edhe për 14 ditë dhe nuk do të lejohet grumbullimi dhe qëndrimi i më shumë se dy personave bashkë ne hapesirat publike.
Sa i takon mjeteve private të transportit ato do të lejohen të qarkullojnë pa autorizim vetëm brenda Qarkut ose Bashkive përkatëse nga ora 09:30 deri 17:30, vetëm me një pasagjer.
Ndërsa nuk do të lejohet lëvizja me mjet privat ose si pasagjer i pensionistëve, përveç rasteve me autorizim për arsye shëndetësore.
Zonat e gjelbërta janë:
Tropojë
Rrogozinë
Peqin
Belsh
Cërrik
Gramsh
Ura Vajgurore
Kucovë
Berat
Poliçan
Skrapar
Devoll
Pustec
Maliq
Mallakastër
Kolonjë
Vlorë
Selenicë
Qarku Dibër
Qarku Gjirokastër
Pogradec
Prrenjas
Librazhd
Sarandë
Himarë
Konispol
Finiq
Divjakë