Për kartë ID dhe pasaportën tani mund aplikohet online në e-Albangnia dhe kështu shmanget humbja e kohës në sportele. Kryeministri Rama njoftoi se verifikimi nga ana e policisë, para se të shkoni të jepni gjurmët biometrike, do të zgjasin 8 ditë dhe 24 orë në procedurë të përshpejtuar.

Postimi i plotë:SQARIM PËR SHUMË KOMENTE MBI APLIKIMET PËR KARTË ID APO PASHAPORTË. PROCESI ËSHTË LEHTËSUAR NDJESHËM DHE KOHA ËSHTË PËRGJYSMUAR ME HEQJEN E SPORTELIT E TË RADHËS NË KOMISARIAT. Karta ID apo Pashaporta Biometrike tanimë merren duke aplikuar online në e-albania.Pasi merr aplikimin Policia e Shtetit ka një afat deri në 8 ditë për verifikimet me procedurë normale dhe vetëm 24 orë për verifikimet me procedurë të përshpejtuar

• Pas kryerjes së verifikimeve, qytetari njoftohet me e-mail për të marrë orarin e paraqitjes fizike për dhënien e gjurmëve biometrike në zyrën përkatëse të kompanisë Aleat. Procesi kryhet sipas orarit të dhënë online dhe në kushte sigurie të plotë antiCOVID19