Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu është shprehur se lëvizja me mjetet private do të ndryshojë pas datës 11 maj dhe se do të ektë një procedurë të re për marrjen e aautorizimeve.Në një lidhje me Skype, në emisionin “Opinion”, Manastirliu tha se pas datës 11 maj, regjimi i lejeve mund të marrë fund.Sipas ministres, lëvizja me automjete do të lejohet pa autorizim duke nisur nga data 11 maj në zonat e gjelbra por po vlerësohet se mund të përfshihen të gjitha qarqet.
“Do të lejohet edhe zgjerimi i automjeteve pa autorizim duke nisur pas 11 majit. Po vlerësohet për zonat e gjelbra por po shikohet për të gjithë qarqet,”– tha Manastirliu.E pyetur në lidhje me transportin publik Manastirliu tha se urbanët konsiderohen ende të rrezikshmëm dhe janë caktuar të hapen në fazën finale.“Transporti publik po vlerësohet për tu hapur në fazën e fundit,”– shtoi Manastirliu.