Prej pothuajse dy muajsh vendi ashtu si dhe gjithë bota janë në situatë të pazakontë për shkak të pandemisë së koronavirusit. Në Shqipëri gjendja e fatkeqësisë natyrore në vend është shtyrë deri më 23 qershor, ndërkohë që aktualisht jemi në fazën e lirimit gradual të masave. Bashkitë janë hallka e përcaktuar në ligjin e fatkeqësisë natyrore si strukturë menaxhuese të situatës në nivel lokal. Bashkia e Devollit është një nga ato njësi vendore ku nuk është shënuar asnjë rast me koronavirus, edhe pse frika në fillim ka qenë e madhe për shkak se është zonë kufitare me Greqinë, ku përtej kufirit COVID ka prekur Kosturin, qytetin më të afërt grek me Bilishtin. Në ciklin e intervistave me krerët e bashkive për përballimin e situatës, kreu i bashkisë së Devollit, Eduard Duro tregon për tirananews.al si do të veprohet tashmë që zona konsiderohet e gjelbër, çfarë masash dhe lehtësirash ka krijuar bashkia për qytetarët.

Koronavirusi “ka mbërritur” në qarkun e Korçës me 19 të infektuar prej të cilëve 18 janë shëruar sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë. Bashkia Devoll si pjesë e këtij qarku nuk ka shënuar asnjë rast deri tani fatmirësisht. Cilat janë masat e marra nga Bashkia që ju drejtoni për këtë situatë? Pershendetje! Me shfaqjen e rasteve te para me COVID-19 ne territorin e vendit tone dhe Bashkia jone morri masat e nevojshme per parandalimin e perhapjes se virusit,nga te cilat po permendim: 1-Mbyllja e institucioneve arsimore ne varesi te bashkise. 2-Karantinimi ne shtepi i gjithe personelit te Bashkise Devoll me moshen mbi 60 vjeç. 3-Reduktimi i personelit te sherbimeve ne Bashki. 4-Nderprerja e dhenjes se sherbimeve ndaj banoreve ne sportelet e Bashkise dhe kryerja e ketyre sherbimeve on line. 5-Dezinfektimi i gjithe ambienteve publike,institucioneve,shkollave,sipermarjeve publike dhe private si dhe automjeteve dhe stacioneve te tyre nga fillimi i pandemise dhe periodikisht ne vazhdim. 6-Dhenja e ndihmave per shtresat ne nevoje. 7-Dergimi ne shtepi i ndihmes ekonomike dhe pageses se paaftesise per te gjithe perfituesit nepermjet postes

Aktualisht jemi në gjendjen e Fatkeqësisë Natyrore deri më 23 qershor, dhe bashkia është një nga strukturat që menaxhon dhe përballon situatën. Sipas këtij ligji në çdo bashki, nën drejtimin e kryetarit të bashkisë, krijohet dhe funksionon komisioni i mbrojtjes civile. A është krijuar kjo strukturë nga ana juaj dhe si po menaxhohet situata aktualisht? Ne Bashkine Devoll eshte ngritur Shtabi Koordinues i Mbrojtjes Civile me urdhrin 77/1 dt 21.03.2020 i cili funksionon rregullisht dhe ne menyre efikase,duke menaxhuar shume mire situaten e krijuar nga pandemia,çka e tregon dhe rezultati me zero te prekur ne territorin e Bashkise. Qeveria ka folur për zbutjen e masave në ato që konsiderohen “zona të gjelbërta”, pra që nuk kanë pasur raste të koronavirusit. Nga 4 maji në këtë listë përfshihet dhe bashkia e Devollit. A jeni përgatitur për këtë hapje?

Devolli ne fillimet e pandemise konsiderohej zone me risk te larte per shkak te pozicionit gjeografik,pasi jemi bashki kufitare me Greqine dhe qytetin e Kosturit i cili eshte zona me e prekur ne Greqi si dhe Qyteti i Korçes i cili ishte nje nga te prekurit ne fillimet e pandemise,por fale masave te marra nuk patem raste me te prekur ne territorin tone dhe besoj dhe javen tjeter qe ne do te jemi ne listen e zonave te gjelberta masat nga ana e bashkise do te jene te njejta me keto qe kemi ne kete kohe pasi duhet te ruhet patjeter distancimi fizik si masa me e mire mbrojtese ndaj virusit. Policia Bashkiake eshte ne sherbim te plote per te parandaluar grumbullimet ne zona publike dhe ne ambientet tregetare. Ne cdo njesi tregetare kemi caktuar 1 punonjes te Bashkise per te verifikuar mbajtjen e distancave dhe per te mos lejuar grumbullimet. Në nenin 65 të ligjit për Fatkeqësitë Natyrore përcaktohet dhe buxheti i bashkive për përmballimin e situatës ku thuhet se bashkitë mund të planifikojnë fonde që sigurohen dhe nga fondet e kushtëzuara të buxhetit të shtetit, por dhe të planfikojë fonde shtesë nga burime të tjera. Referuar kësaj, a keni identifikuar familjet në nevojë dhe jo vetëm, dhe si po i ndihmon bashkia (krahas fondeve qeveritare) këto familje? Sa familje jane identifikuar në nevojë dhe janë ndihmuar?

Bashkia Devoll ne buxhetin e vitit 2020 ka te planifikuar 1.7 % te buxhetit total ne fondin e emergjencave civile,i cili perdoret ne keto raste. Kemi miratuar shumen perkatese per kete situate duke e miratuar fondin dhe ne keshillin bashkiak. Jane identifikuar familjet ne nevoje ne bashkepunim me Drejtorine e Sherbimit Social Korçe, si dhe komisionin qendror te ofrimit te asistences ne Ministrine e Mbrojtjes. Gjate kesaj periudhe ne bashkine Devoll jane ofruar keto sherbime: -Ndihma mjekesore me pagese per pensioniste dhe te tjere 387 raste. -Ndihma ushqimore me pagese per pensioniste dhe te tjere 355 raste. -Sherbime me pagese(ushqimore dhe joushqimore) 29 raste. -Ndihma ushqimore falas per shtresat ne nevoje 1090 paketa ushqimore
Per javen tjeter jane planifikuar dhe 220 paketa ushqimore falas per shtresat ne nevoje (Ndihmat me pagese jane kryer nga grupet e patronazhimit te bashkise)

Cilat janë masat e marra nga ju për te lehtësuar biznesin, kryesisht atë të vogël lidhur me taksat? Per biznesin e vogel eshte shtyre pagesa e taksave dhe tarifave vendore deri ne fund te vitit aktual duke hequr te gjithe kamatvonesat per vitin 2020. U hoq tarifa e zenies se hapesirave publike per gjithe vitin 2020. Përsa i përket investimeve të planifikuara, sa prej tyre po realizohen dhe të tjera që janë vendosur tashmë në listë pritje për shkak të pandemisë? Situata e pandemise nuk ndikon ne numrin e investimeve te planifikuara nga Bashkia por ne kohen e kryerjes se tyre,pasi fondet e investimeve te planifikuara jane ne buxhet. Besoj se javen e ardhshme puna e Bashkise do te filloje ti kthehet normalitetit,ne aspektin e kryerjes te puneve apo investimeve te planifikuara.
Vazhdon puna per rikonstruksionin e rruges Bilisht-Vernik dhe besoj se ne muajin maj do te fillojne punimet per rehabilitimin e dy rrugeve te Qytetit.